Vrasja në Viti për motive pronësore

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vdekur në Viti pas rrahjes mes dy familjeve.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me rastin për lajmi.net kanë folur edhe nga Prokuroria e Gjilanit.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Xheladini ka thënë se prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes dhe se dyshohet se rrahja ka ndodhur për shkaqe pronësore.

“Krejt çfarë kemi informacione është se pas një rrahje që ka ndodhur në Viti, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Prokurori i rastit është në vendin e ngjarjes ndërkaq që dyshohet se rrahja ka ndodhur për shkaqe pronësore”, ka thënë ajo.

Detaje të tjera ende nuk dihen teksa lidhur me rastin janë arrestuar katër persona.

Të ngjashme