“Vrasje e rëndë”, ndalohet për 48-orë i dyshuari që vrau motrën dhe plagosi nënën në Klinë

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Sipas Prokurorisë, një person është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari, i cili sipas Prokurorisë është në gjendje të paaftësisë mendore, dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.

 Si pasojë e plagëve të marra, njëra prej viktimave ka humbur jetën, ndërsa tjetra është duke marrë trajtim mjekësor.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar në Gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Pejë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Të ngjashme