Vrasje e rëndë në tentativë, disa persona gjuajnë më armë zjarri në drejtim të një veture

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në Polici se disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të tyre dhe veturës.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 13.01.2023 – 00:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Të ngjashme