Vrasje mafioze dhe tritol në makinë

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 11:32 | Nga

Qyteti i Vlorës u trondit nga dy ngjarje të rënda brenda pak orësh.

Një person mbeti i vrarë gjatë një atentati në qytetin e Vlorës. Viktima është 39-vjeçari Elidon Mehmeti, i cili u qëllua me më shumë se 20 plumba.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Skelës, rreth orës 23:00, ndërsa Mehmeti ndodhej në automjetin e tij. Pasi ai u qëllua, makina lëvizi edhe për rreth 50 metra dhe ndaloi.

Kalimtarë të rastit njoftuan ambulancën, e cila e dërgoi menjëherë për në spital, ku 39-vjeçari ndërroi jetë. Policia bllokoi të gjitha hyrjet dhe daljet nga qyteti në përpjekje për ndalimin e autorit.

Deri tani janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërsa në mëngjes është gjendur i djegur në fshatin Ferras të Fierit automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë në automjetin e një qytetari në Vlorë është gjetur këtë mëngjes një sasi tritoli. Lëndën shpërthyese e ka vënë re vetë pronari i makinës, Bashkim Brahimaj, i cili kishte dalë të shoqëronte të bijën për në shkollë.

Lënda shpërthyese prej 200 gramë tritol besohet të jetë vendosur gjatë natës.

Policia po heton mbi pistën e hakmarrjes, pasi 35-vjeçarit Brahimaj ka qenë edhe tre herë të tjera shënjestër e atentateve, ndërsa pak kohë më parë i është vrarë dhe i vëllai.

T

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme