Vrasje me thikë në Prizren, Prokuroria: I riu u godit në gjoks me mjetin e mprehtë

Prishtinë | 11 Gus 2025 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se mbrëmjen e 10 gushtit 2025, në lagjen Tusuz, një person është therur me thikë dhe si pasojë e plagëve në gjoks ka ndërruar jetë në QKUK.

I dyshuari E.B. është arrestuar dhe ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Zhur janë sekuestruar një brisk dhe një veturë “Audi”.

Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim për të, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme