Një person është aksidentuar e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës.
Dëshmitarët kanë thënë se viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur, raporton indeksonline.
Në vendin e ngjarjes është paraqitur fillimisht patrulla e stacionit policor në Podujevë e më pas edhe forenzika.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Policia po punon me intensitet për të zbardhur sa më parë të gjitha rrethanat që quan deri të vrasja.