Vrasje në tentativë në Istog, një i mitur në gjendje kritike

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot në Istog.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi deklaroi se një i mitur është në gjendje kritike dhe është transferuar në QKUK.

“Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka thënë Nikçi.

Të ngjashme