Vrasje në tentativë në Lipjan, arrestohen shtatë persona të dyshuar

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona janë rrahur në Lipjan dje, kurse dy kanë pësuar lëndime si pasojë e përdorimit të thikës, raporton Ekonomia Online.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë.

“Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme