Vrasje në tentativë në një lokal të Malishevës, i plagosuri dërgohet në QKUK, i dyshuari arrestohet

Prishtinë | 11 Jan 2025 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, policia ka thënë se ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë.

“Malishevë 10.01.2025 – 03:25. Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.  Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë (7) fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, tha policia në raport,

Të ngjashme