Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë.
Nuk raportohet për të lënduar.
”Prishtinë 28.10.2024-23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.