Një burrë nga kryeqyteti ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, me c’rast i kanë dëmtuar xhamat e veturës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja.
“Rr. Ibrahim Pacolli, Prishtinë, 09.07.2020-13:15. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë se tij me ç ‘rast i kanë dëmtuar xhamat e veturës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja”, thuhet në raport.