Gazmend Musta, i cili vrau më 2 janar bashkëshorten e tij dhe motrën e saj, ka dalë para trupës gjyqësore të Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e arrestit.
Shkak është bërë një konflikt mes çiftit pas një dreke familjare. Gentjana Çaushaj i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar.
Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili me pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 më 2 janar, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa.
Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç. Gazmend Musta është ndaluar nga uniformat blu pak minuta pas vrasjes së dyfishtë.