Është zbardhur ngjarja e ndodhur në fshatin Vagalat në Tepelenë dhe policia raporton se ka arrestuar në flagrancë 63-vjeçarin për vrasjen e gruas.
Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat të Memaliajt, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë me dëmtime në kokë.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor, ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, shkruan TCh.