Burg përjetë për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj, ky është dënimi që Prokuroria ka kërkuar ndaj autorit të masakrës së Selencisë.Dosja e tij tashmë i është përcjellë gjykatës së shkallës së parë Vlorë,prej datës 8 janar të vitit 2018,ndërsa pritet seanca e rradhës që pritet të mbahet në fillim të muajit mars.
Gjithçka deri më tani është ndjekur nga prokurori Saimir Smaka, i cili është edhe prokurori i çështjes, ndërsa konfirmohet se tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Mësohet se për ngjarjen në fjalë, ndaj autorit nuk do të ketë gjykim të shkurtuar, i cili nuk parashikohet më në ligj, i ndryshuar në kod prej vitit 2017, në rastet e kryerjes së Krimeve të Rënda, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Për këtë ngjarje, ligji e parashikon dënimin me jo më pak se 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Referuar faktit se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, dënimi që do të kërkohet ndaj Zykaj është ai i burgimit përjetë, por kjo pritet të jetë në pretencën Prokurorisë, kur edhe të nisin seancat në muajin mars.
Aktualisht hetimet janë mbyllur, ndërsa këtë e vërteton edhe fakti se tashmë dosja i ka kaluar gjykatës, ndërsa ndaj Ritvan Zykaj është kërkuar burg përjetë. Ky i fundit vrau tetë persona,mes të cilëve dy të mitur në Selenicë,në 10 gusht të vitit 2018,ndërsa viktimat ishin të afërm të autorit.