Albion Vrenezi me Jahn Regensburgun ka arritur të bëjë befasi në Kupën e Gjermanisë. Jahn Regensburgu fitoi në 1/8 e finales ndaj Koelnit pas penalltive.
Koha e rregullt përfundoi 2:2. Vrenezi shënoi një nga penalltitë, ndërsa Regensburgu fitoi 4:3 pas penalltive. Për Koelnin luajti një pjesëlojë Elvis Rexhbeçaj.
Jahn Regensburgu luan në Bundesliga 2. Vrenezi u aktivizua nga minuta e 69-të.
Në çerekfinale sot janë kualifikuar edhe RB Lepzig, Wolfsburgu dhe Borussia Moenchengladbachu.