Ferizaj është tronditur pasditen e sotme nga një incident me armë zjarri në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj. Një person ka mbetur i vrarë.
Sinjali raporton se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është F. R., zyrtar policor.
Ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.
I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor.
“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe ka kryer veprën me armë zyrtare”, ka thënë zv.drejtori i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka.
Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është S. S., i cili kishte lidhje familjare me dorasin, përkatësisht ishte bashkëshorti i tezes së tij.
Motivet ende janë të panjohura.
Vritet një person në një dasmë në Ferizaj, policia thotë se nuk ishte aksidentale
Një person është vrarë në obrrin e një sallë dasmash në Ferizaj, ka bërë të ditur Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj.
“Është vrarë një person në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, ka konfirmuar majori Qazim Reka.
Reka tha se dyshimet e para janë se nuk ishte vrasje aksidentale, por e qëllimshme.