Gazetari sportiv, Arlind Sadiku, ka komentuar thirrjet fashiste të tifozëve të Serbisë në ndeshjen e mbrëmshme me Zvicrën, ku protagonistë ishin dy futbollistët shqiptarë, Xhaka e Shaqiri.
“Vrite, vrite shqiptarin” ishin thirrjet në kor nga tifozët ser.
Spikeri zyrtar në stadium i bëri thirrje atyre të ndalin të gjitha ofendimet dhe gjestet diskriminuese!
“Mendoj se Federatat shqiptare duhet të reagojnë pas këtyre ngjarjeve. Kjo nuk bën me kalu në heshtje. Në eventin më të shikuar, para syve të botës, bëhen thirrje raciste për të vrarë e zhdukur shqiptarët”, ka shkruar Sadiku, në Facebook.