Zyrtarët afganë thonë se të paktën 11 policë u vranë pasi militantët talebanë sulmuan dy pikat e kontrollit të sigurisë në veri të vendit.
Sulmet ndodhën në periferi të Pul-e Khumri, kryeqyteti i provincës Baghlan.
Guvernatori, Abdulhai Nemati, tha se dy pikat e kontrollit u shkatërruan nga përleshjet. Gjatë sulmit gjithashtu u plagosën dy policë, tha Safdar Mooseni, kreu i këshillit provincial, transmeton REL.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit, ku po kryejnë një kryengritje vdekjeprurëse kundër qeverisë në Kabul të mbështetur nga Perëndimi.
Sulmet ndodhën mes raportimeve të një tërheqjeje të mundshme të 7 mijë trupave të SHBA-së në Afganistan, të cilat që aktualisht po udhëheqin një përpjekje të NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar trupat vendase.