Të pakët 12 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një bar të Meksikës.
Sipas një deklarate të sekretarit për Sigurinë e Qytetarëve, ende nuk dihet kush ishin personat e armatosur, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre, raporton CNN.
Mjekët konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave pasi mbërritën në vendngjarje.
Kjo është vrasja e dytë masive në më pak se një muaj në shtetin e Guanajuato, i cili është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës, transmeton KlanKosova.tv.