Të paktën 13 zyrtarë afganë të sigurisë janë vrarë, në një sulmet e dyshuara të kryera nga talibanët në provincën Herat, kanë thënë zyrtarët.
Dhjetë policë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qarkun Shindad, teksa kanë luftuar me orë të tëra me militantët, ka thënë guvernatori i këtij qarku, Shukrullah Shaker.
Një numër i paspecifikuar i militantëve janë vrarë po ashtu, ka thënë tutje ai.
Shaker ka fajësuar talibanët për sulmin, ndonëse grupi militant, deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë.
Gjithashtu, gjatë natës, militantët e dyshuar talibanë kanë sulmuar një sërë post-blloqesh të policisë në provincën Paktia, duke vrarë të paktën tre policë, ka njoftuar shefi i kësaj province, Gul Agha Roohani.
Zëdhënsi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Paktia.
Dhuna në Afganistan vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 700 civilë janë vrarë dhe rreth 1,500 të tjerë janë plagosur, në vetëm tre muajt e parë të vitit 2018.