Disa njerëz janë vrarë në tri eksplodime të sotme në Kabul, afër vendit ku bëhej ceremonia e varrimit të një viktime të përleshjeve të djeshme vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve, kanë thënë dëshmitarët dhe zyrtarët e sigurisë.
Një zyrtar i Ministrisë së shëndetësisë tha se nga eksplodimet janë vrarë katër vetë.
Në një raport ku citohet një burim i paemëruar i sigurisë, thuhet se janë vrarë 12 vetë dhe janë plagosur 18 të tjerë.
Televizioni i Afganistanit, Tolo News, ka raportuar se janë vrarë së paku 18 vetë.
Dëshmitari, Abdul Wudood, i tha agjencisë AFP se eksplodimet kanë ndodhur në funeralin e personit, Salim Ezadyar, djal i jë politikani të njohur afgan, që ishte vrarë në përleshjet e djeshme.