Dy gra janë vrarë me thikë në një qendër islamike.
Rasti ka ndodhur në kryeqytetin e Portugalisë, në Lisbonë.
Gratë ishin portugeze dhe punonin në këtë qendër, derisa i dyshuari ishte afgan.
Kështu deklaroi Narzim Ahmad, kryetari i kësaj qendre.
I dyshuari u qëllua nga ana e policisë.
Siç raporton BBC, ai ishte i armatosur me një thikë të madhe, dhe pasi nuk iu bind urdhrave të organeve të rendit u qëllua në këmbë, përcjell Klankosova.tv
Më pas, ai u dërgua në një spital të Lisbonës dhe iu caktua masa e paraburgimit.
Përveç dy grave që vdiqën, u plagosën edhe disa persona të tjerë, por që nuk u dha detaje për ata.
Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha u tha gazetarëve se sulmi ishte akt kriminal.
“Gjithçka tregon se ky është një incident i izoluar. Janë duke u hetuar motivet e këtij akti, por është shumë herët për të spekuluar mbi motivet”, tha Costa.
Myslimanët shiitë ismaili, të njohur përgjithësisht si ismailitë, i përkasin degës shiite të islamit, sipas faqes së tyre të internetit.
Ata jetojnë në më shumë se 25 vende të botës.