Dy gra kanë humbur jetën pasi që një person i armatosur ka hyrë në një studio të gjimnastikës në Florida, dhe ka shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se pas sulmit i dyshuari e ka vrarë edhe veten, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Gruaja 61 vjeçare, Nancy Van Vessem si dhe 21 vjeçarja, Maura Binkley, u qëlluan për vdekje nga sulmuesi 40 vjeçar Scott Beierle, në një qendër tregtare në kryeqytetin e Floridas.
Si pasojë e sulmit, katër persona të tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.