Persona të armatosur kanë djegur kishën dhe kanë vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një prift në kishën e Burkina Faso, transmeton Klan Kosova.
Sulmi ndodhi në mëngjes në qytetin verior të Dablo, thuhet sipas burimeve të një zyrtari të lartë të sigurisë.
“Rreth orës 9:00, persona të armatosur kanë hyrë me forcë në kishën katolike. Ata filluan të qëllonin” ka thënë për AFP kryebashkiaku i Diablo-s, Ousmane Zongo.