Vriten në Dibër të Madhe çifti bashkëshortor dhe vajza e tyre 13-vjeçare

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 09:44 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe (Maqedoni). Nga sa mësohet, tre anëtarë të një familje janë vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në familjen Pocesta të Dibrës së Madhe, ku familja kishte ardhur për pushime nga Italia.

Persona ende të paidentifikuar kanë lënë të vrarë Amid Pocestën, i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre 13-vjeçare, Anila Pocesta, shkruan Alsat-m.

Motivet e këtij akti makabër deri më tani mbeten të panjohura.

Policia dhe organet tjera kompetente kanë shkruar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme