Tri vajza që punonin për një televizion në qytetin afgan të Jalalabadit janë qëlluar për vdekje në atë që duket të jetë vala më e re e vrasjeve me shënjestër.
Sipas raportimeve, viktimat ishin të moshës 18 deri 20-vjeçare dhe u vranë në dy sulme të ndara por të koordinuara. Një person i katërt është plagosur rëndë.
Policia afgane tha se e ka arrestuar sulmuesin kryesor. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori i ashtuquajturi Shtet Islamik, bëri të ditur grupi i inteligjencës, SITE.
Afganistani është përfshirë nga një valë vrasjesh. Cak i sulmeve kanë qenë gazetarët, aktivistët dhe figurat politike, shkruan BBC.
Mediet raportuan se tri vajzat sapo e kishin përfunduar shkollën e mesme dhe u sulmuan gjatë kohës kur po ktheheshin në këmbë në shtëpi.
Një vajzë tjetër, e plagosur rëndë, është duke luftuar me vdekjen në spital. Policia është vënë në kërkim të sulmuesve tjerë, pas arrestimit të një personi që besohet se ishte sulmuesi kryesor.