Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas zëdhënësit, Policia është informuar rreth orës 23:00 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjilanit se një person është sjellë pa shenja jete aty.
“Policia i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe është konfirmuar vdekja e viktimës nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Viktima është një 22 vjeçar. Menjëherë Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, tha Hashani për Kallxo.com.
Policia ende nuk i di motivet e këtij rasti.
Me urdhër të prokurorit është konfiskuar një veturë e të dyshuarve.