Njëri ndër boksierët më premtues në Amerikë, Danny Gonzalez, është qëlluar me armë zjarri për vdekje në “Ditën e Punëtorëve”, kanë konfirmuar zyrtarët.
22 vjeçari kishte dalë për shëtitje në Moreno Vallay të Kalifornisë rreth orës 21:00 më 7 shtator kur dikush i ishte afruar dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, transmeton KOHA shkrimin e TMZ.
Departamenti i Policisë në Qarkun Riverside thotë se ndihma e shpejtë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’rast është konfirmuar vdekja e Gonzalesit.
Dy persona të tjerë, adoleshentë, që ishin me Gonzalesin janë transportuar në spitalin më të afërt pasi kishin pësuar lëndime gjithashtu, thonë zyrtarët.
Ende nuk është identifikuar ndonjë i dyshimtë.
Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, e ka konfirmuar lajmin tragjik.
“Jemi shumë të trishtuar të raportojmë për vdekjen tragjike të boksierit dhe top talentit, Danny Gonzalez”, ka thënë ai.
Gonzalez, që ishte njëri ndër boksierët më premtues, kishte arritur marrëveshje me ekipin e Floyd Mayweatherit në moshën 18 vjeçare.
Mayweather kishte lavdëruar Gonzalezin më 2016, të cilin e kishte quajtur “forcë për të llogaritur”.