Vritet gjenerali i lartë rus në Ukrainë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër gjeneral rus është vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për gjeneralin Yakov Rezantsev. Ai është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson, sipas ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës.

Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.

Një zyrtar perëndimor tha se ai ishte gjenerali i shtatë që vdiq në Ukrainë , dhe gjenerallejtënant i dytë – oficeri më i lartë që thuhet se u vra.

/abcnews.al

Të ngjashme