Një nga dy te rinjte e vrare mbreme në qytetin e Laçit ka qene ish-futbollisti i Kategorisë Superiore dhe të Parës.
Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi.
Në faqen zyrtare të FSHF-së rezulton se Jushi ka qenë aktiv deri në vitin 2014-të, teksa në të kaluarën është aktivizuar me Laçin, Kastriotin dhe Mamurrasin.
Mësohet se përplasja me armë zjarri ku mbeti i vrarë Kelvini dhe kushëriri i tij, Mikel Jushi, ndodhi në një prej lokaleve të qytetit të Laçit të njohur si “Piaza”. Lokali ishte në pronësi të Mikel Jushit, djalit të xhaxhait të ish-futbollistit.
Të dy personat, pak pas ngjarjes u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë. Por, ende pa mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, ata kanë ndërruar jetë për shkak të plumbave që morën në atentat.