Vritet kryetari i një qyteti në Filipine

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 12:39 | Nga

Kryetari i qytetit Tanaun në Filipine Antonio Candi Halili është vrarë.

I njëjti njihet për dhunën ndaj të dyshuarve për drogë të cilët i detyronte të shëtisin rrugëve.

Edhe vet kryetari është akuzuar se ka pasur lidhje me drogë, transmeton AP.

Ai është vrarë gjatë një ceremonie të ngritjes së flamurit, para zyrtarëve dhe liderëve lokalë.

Kryetari është qëlluar vetëm me një plumb derisa bashkë edhe më 100 zyrtarë tjerë dhe liderë të zgjedhur ka kënduar himnin kombëtar.

Sulmuesi ka ikur tregojnë zyrtarë të Policisë dhe dëshmitarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme