Vritet me armë 20-vjeçari në Korçë, dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, 20 vjeç, i cili dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Siç shkruan Euronewsal, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë një kallashnikov.

Autori i dyshuar është identifikuar nga autoritetet dhe policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se e ka ndjekur 20-vjeçarin përpara se ta qëllonte në hyrje të një pallati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Policia vijon kontrollet dhe kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Të ngjashme