Një 43 vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të mërkurë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult.
Burime paraprake të policisë thonë se 43-vjeçari me iniciale Gj.K është qëlluar në rrethana ende të paqarta, duke gjetur vdekjen.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.