Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Prince.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se në këtë sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e presidentit.

Kryeministri në detyrë, Claude Joseph, tha se janë marrë të gjitha masat për ta garantuar vazhdimësinë e shtetit.

Të ngjashme