Ish-snajperisti i Ushtrisë së Britanisë së Madhe, Christopher Perryman, është vrarë në Ukrainë.
Perryman, i njohur si Pezz, vdiq në një mision pasi i ishte bashkuar një njësie të vullnetarëve nga Perëndimi në Ukrainë, shkruan Daily Mail.
Ai kishte shërbyer edhe në Regjimentin Mbretëror të Fusilierëve për 16 vjet, duke shërbyer një kohë edhe në Kosovë dhe Irak.
Ushtari në fjalë e kishte bërë udhëtimin e parë në Lviv në perëndim të Ukrainës pak pas pushtimit të 24 shkurtit.
Motra e tij shkroi fjalë të mëdha për vëllain, duke e quajtur hero dhe zotëri të vërtetë që luftoi për arsyet e drejta.
“Ai vdiq si hero i vërtetë, duke e luftuar një luftë që kurrë s’ishte e vetja për ta luftuar, nuk mendoj që ne si familje do ta tejkalojmë këtë”, ka shkruar ajo.
“Ai shkoi në Ukrainë për t’u ndihmuar të tjerëve, dhe kjo i kushtoi me jetë”.