Vritet një 58-vjeçar në Dumnicë të Podujevës

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Një person është vrarë në Dumnicë të Podujevës, në pasditen e së dielës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Prokuroria ka thënë se mosha e viktimës është 58 vjeç.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”. “Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”.

Të ngjashme