Një fëmijë në Vlorë ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.
Fëmija është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda brenda ambienteve të shtëpisë.
Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej, raporton Syri.net.
Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Ende nuk dihet nëse është ngjarje e qëllimshme apo aksidentale.