Një fermer palestinez është vrarë nga forcat izraelite në Gaza, disa orë para se të fillonte një protestë nga palestinezët përgjatë kufirit.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të qytetit Khan Yunis, në jug të Gaza.
Ushtria e Izraelit ka deklaruar se një tank ka shtënë në drejtim të dy personave pasi kishin kryer veprime të dyshimta në afërsi të një rrethoje të sigurisë.
Palestinezët kanë vendosur tenda në kufi për një protestë gjashtë javësh.
Hamas, grupi i militantëve që dominon në Rripin e Gazes, ka akuzuar Izraelin se është përpjekur të frikësojë palestinezët duke e vrarë fermerin në mënyrë që të mos marrin pjesë në protestë.