Vritet një person në Ferizaj

| 20 Shk 2019 | 13:20 | Nga

Një vrasje ka ndodhur rreth orës 12:30 në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt.

Ai ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur afër Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur ngjarja. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Të ngjashme