Vritet një shqiptar i Kosovës në Brooklyn pasi u sulmua nga hajduti që po përpiqej ta ndalonte

Prishtinë | 14 Nën 2025 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar 41-vjeçar ka vdekur derisa po mundohej ta ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e një ndërtese në Brooklyn, e më pas u sulmua nga i dyshuari. 

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia u njoftua për sulmin në ndërtesë, e ku e gjetën burrin me plagë në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. 

Viktima Burim Havolli me origjinë nga Kosova u identifikua nga familja, raportoi NBC. Ai vdiq në spital si pasojë e plagëve. 

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Derisa për vdekjen e Havollit kanë njoftuar edhe familjarët e tij në rrjetet sociale. Ata kanë njoftuar se varrimi i Burim Havollit do të bëhet në Kosovë.

Të ngjashme