Një ushtar amerikan ka njoftuar se një anëtar i shërbimit amerikan ka vdekur si rezultat i plagëve të marra në provincën lindore të Logarit.
Në një deklaratë, gjenerali John Nicholson, komandant i operacionit ushtarak në Afganistan, nuk e ka identifikuar viktimën dhe nuk ka dhënë detaje të operacionit të ndërmarrë.
“Pavarësisht ngjarjes tragjike, ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për popullin afgan, për t’i mbështetur ata në lufëtn tonë të përbashkët kundër terrorizmit”, ka thënë Nicholson.
Kjo është vdekja e dytë e një anëtari të shërbimit amerikan në provincën e Logarit në javët e kaluara.
Më 28 tetor, ushtria kishte thënë se një anëtar tjetër kishte vdekur si rezultat i plagëve të marra nga rrëzimi i helikopterin, megjithatë është theksuar se incidenti nuk ishte si rezultat i sulmeve të armikut.