Vritet politikania gjermane, motivi mendohet të jetë tradhti bashkëshortore

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 09:48 | Nga

Një grua rastësisht zbuloi tre kufoma brenda një veture BMW në Eislingen të Gjermanisë, shkruan “Bild”. Sipas policisë, ata kishin vdekur përmes përdorimit të dhunës, ndërsa sipas medies gjermane “Bild” arsyeja e vdekjes lidhet me tradhti bashkëshortore.

Gruaja Cornelia Jehle (56), një politikane e partisë së djathtë gjermane FDP nga Eislingen, dashnori i saj Yannik P. (26) dhe burri i saj Markus Jehle (56) janë tre viktimat në fjalë. Të tre ishin punëtorë në komunë.

Policia heton nëse burri i ka vrarë një herë gruan dhe dashnorin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

56-vjeçari duhet t’i ketë paralajmëruar disa herë më parë.

 

Të ngjashme