“Vrulli shpërthyes i vargjeve gjëmon sa herë tirania bëhet e padurueshme” Meta kujton Ditën e Poezisë me veprën e Fan Nolit

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Botërore të Poezisë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka preferuar të zgjedhë vargje të qeta apo lirikë dashurie, por ka shpërndarë poezinë e Fan Nolit “Anës Lumenjve”, e cila ka një mesazh të fortë revolte, në interpretimin e aktorit Timo Flloko.

“Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.”

Meta i ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që 25 prillin ta kthejnë në një referendum, si e vetmja mënyrë, sipas tij, për të kthyer rendin kushtetues./oranews.al/

Të ngjashme