Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron që me hapjen e Urës së Ibrit të lidh me forcë Mitrovicën veriore dhe jugore.
Ai për RTS tha se Serbia pret një reagim siç e quajti ai “adekuat nga komunitetit ndërkombëtar”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe lëvizjet e papërgjegjshme të Albin Kurtit vazhdojnë. Më duhet të them se jam i kënaqur me reagimet e asaj që ne e përkufizojmë si bashkësi ndërkombëtare, mbi të gjitha me deklaratat e komandantit të KFOR-it (gjeneralmajor Ozkan Ulutash). Dje, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe ka pasur një bisedë me të dhe ai i ka përcjellë qëndrimet tona shumë qartë”, tha Vuçeviq.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar të martën raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, në të cilin raport u tha se ajo është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.
Konkluzionet preliminare të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme si dhe pa plasaritje, tra.
“Pas shkarkimit të strukturës së urës nga ngarkesat testuese, të gjitha ulje-deformimet kanë qenë kthyese, ku ulje-deformime të pakthyeshme pothuajse nuk ka pasur ose kanë qenë të papërfillshme”.