Vuçeviq: Policët e Kosovës në Leposaviq u zëvendësuan me ndihmën e KFOR-it

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Dje në orët e pasdites, policët që ishin stacionuar në veri të Kosovës që kur serbët vendosën barrikada nëpër rrugë, u zëvendësuan me të tjerë, hera e për më shumë se dy javë.

Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke thënë se Policia e Kosovës ka hyrë mbrëmë në Leposaviq dhe me ndihmën e KFOR-it ka ndërruar personelin në stacionin policor të Leposaviqit.

Vuçeviq ka deklaruar se sot në mëngjes ka marrë informatën se “një pjesë e policisë speciale është transferuar nga baza e Ferizajt në Mitrovicë” dhe se bëhet fjalë për një grup prej 35 policësh.

“Në Leposaviq ka ndodhur një zëvendësim i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ekipi që më parë ishte nën kontrollin e Prishtinës është zëvendësuar me njerëz të rinj. Ka pasur një ndryshim të njerëzve dhe ata kanë ardhur me mbështetjen e transportuesve të KFOR-it. Kjo ishte konfirmuar edhe nga KFOR-i. Nuk është një fakt që është i këndshëm për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha Vuçeviq për televizionin serb “Prva”. 

Të ngjashme