Vuçiç i ankohet Macron-it “për presionin në rritje ndaj serbëve” në Kosovë

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjinat e Samitit për Energjinë Bërthamore në Bruksel.

Siç ka njoftuar vetë Vuçiç përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, me Macron në takim është diskutuar edhe për situatën në Kosovë dhe siç ka pretenduar ai “për presionin në rritje ndaj popullit serb”.

“Populli serb është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës”, ka pretenduar Vuçiç.

Ndër të tjera Vuçiç ka njoftuar se takimi me Macron ka qenë “ i përzemërt”.

“Me Macron shkëmbeva mendime për shumë çështje të rëndësishme si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit të Serbisë dhe Francës”.

Të ngjashme