Vuçiq: 23 persona janë arrestuar, Policia e Kosovës ka shtënë ndaj serbëve

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur para Parlamentit të Serbisë në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paraqitur sot sërish në Parlamentin e Serbisë ku ka komentuar aksionin e madh të policisë së Kosovës. Ai po ashtu ka shpjeguar se kishte marrë informacione javë më parë në lidhje me aksionin e sotëm.

“Më 17 maj kemi marrë informacionin se forcat e policisë planifikojnë arrestime me arsyetimin e luftës ndaj korrupsionin që do të shkaktojë frikë të madhe tek populli serb në veri të Kosovës”, deklaroi ai.

“Sot në mëngjes ka ndodhur aksioni dhe deri më tani kanë hyrë në veri të Kosovës më 73 automjete, së bashku me të tjera.

“Deri më tani kemi konfirmimin e arrestimit të 23 serbëve në tri komuna, veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok, më së tepërmi bëhet fjalë për pjestarë të policisë së Kosovës. Dua t’ju njoftojë se është ende gjendje e vështirë në Zubin Potok, te përplasjet ka ndodhur në vendin e ndodhjes së barrikadave ku tri prej tyre janë thyer nga policia e Kosovës”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.

Vuçiq po ashtu ka thënë se kanë dëshmi të dhunës së tepruar nga ana e pjestarëve të policisë së Kosovës.

“Kemi dëshmi se shqiptarët kanë shtënë ndaj serbëve që kanë protestuar dhe janë munduar që verbalisht t’u kundërvihen atyre. Për momentin nuk ka të vdekur, në Mitrovicë të veriut kanë shtënë ndaj personave dhe dua t’ju njoftoj për atë që do të ndërmarrim sot”, tha ai.

“Disa herë i kam paralajmëruar përfaqësuesit evropian edhe për të gjitha që i kemi diskutuar në Bruksel, ata kanë thënë se bëhet fjalë për aksion policor. Me siguri se tani do t’i arrestojnë edhe pesë policë të Kosovës për të thënë se nuk ishte aksion kundër serbëve”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.

Të ngjashme