Vuçiq: 80 për qind të votave i kam nga Kosova

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 11:24 | Nga
Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është në rregull të protestohet pasi që çdo njeri ka të drejtë të shpreh mendimin e tij.
Sipas tij, kjo gjë është në rregull për aq kohë sa ajo është e qetë.

“Ne jemi një vend demokratik dhe secili ka të drejtë të jetë i lumtur apo i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve”, është shprehur Vuçiq.

Ai gjithashtu shpreson se ‘papërgjegjësia e disa politikanëve të cilët më parë kishin bërë thirrje për dhunë, të mos realizohet’, transmeton lajmi.net.

I pyetur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve ai tha se është duke pritur për të dhënat përfundimtare, por pritet të fitojë 56 për qind të votave.

Ai theksoi se rezultatet vijnë nga Kosova, ku ai mori 80 për qind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme