Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka të infektuar me koronavirus në Serbi.
Ai ka theksuar se shteti, pra sistemi shëndetësor i Serbisë, është plotësisht i përgatitur për shfaqjen e mundshme të virusit.
Vuçiq kësisoj është përgjigjur në disa raportime, në rrjetet sociale, se disa njerëz kishin vdekur tashmë nga koronavirusi në Serbi, duke deklaruar se kjo ishte gënjeshtër absolute dhe është i panevojshëm paniku, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.