Vuçiq: Çështja e të gjitha çështjeve në Serbi është gazi

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se planifikon të diskutojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin për çmimin e gazit dhe rritjen e vëllimit të furnizimit me të.

“Kësaj radhe do të kemi shumë gjëra konkrete për të biseduar, përveç agjendës politike, mund të them diçka, dhe do të lë diçka për një bisedë kokë më kokë, do të thoja se çështja e të gjitha çështjeve këtu në Serbi është gazi”, tha ai për kanalin YouTube. Soloviev Live, transmeton Klankosova.tv

“Ne po shpenzojmë gjithnjë e më shumë. Nëse konsumonim 1.1 miliardë metër kub gaz, tani përdorim 2.7 miliardë. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje për rritjen e furnizimit me gaz, sepse ekonomia jonë po rritet më shpejt në Evropë”, deklaroi më tej Vuçiq.

Të ngjashme